SHBA dhe Kina po shkojnë drejt një konflikti të pashmangshëm nëse Uashingtoni nuk ndryshon qasjen e tij, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Kinës në një konferencë për shtyp në të cilën ai gjithashtu mbrojti marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë.

Në paraqitjen e tij të parë në media si ministër i Jashtëm, mbajtur të martën, Qin Gang përshkroi axhendën e politikës së jashtme të Kinës për vitet e ardhshme, duke e paraqitur Kinën dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë si një “fener fuqie dhe stabiliteti” dhe SHBA dhe aleatët e saj si burim tensioni dhe konflikti.

Ai tha se pala amerikane pretendoi se donte të mposhtte Kinën, por nuk kërkonte konflikt “dhe në realitet, konkurrenca e palës amerikane është kontrolli dhe shtypja e gjithanshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: