Kina njoftoi se ka testuar motorin më të fuqishëm në botë të raketave që punojnë me lëndë djegëse të ngurtë.

Në një deklaratë nga kompania e shkencave dhe teknologjisë së hapësirës ajrore (CASC) të Kinës thuhet se motori i raketës arriti në fuqinë shtytëse 500 tonë në testin tokësor në zonën Xi‘an në rajonin Shanxi.

Motori në fjalë prej 3.5 metra thuhet se aktualisht është më i miri në botë dhe se ai prodhon katër herë më shumë fuqi se motori i raketës me karburant të lëngshëm që ndez Long March 5 e cila është raketa më e madhe transportuese që Kina përdor aktualisht në programin e saj hapësinor.

Për të pakësuar peshën dhe përmasën e motorit të raketës, janë përdorur produkte kompozite që përmbajnë fibra me rezistencë të lartë si dhe për të rritur fuqinë shtytëse janë përdorur disa teknologji të reja në depozitën e djegies dhe sistemit të shkarkimit (marmitës).

Po ashtu bëhet e ditur se edhe versioni i motorit i cili do të mund të prodhojë 1.000 tonë fuqi shtytëse është në fazën e zhvillimit.

Raketat me lëndë të ngurtë që mund të transportohen me shpejtësi nga një vend në tjetrin dhe kanë aftësinë të ndizen në çast, përdoren gjerësisht në platformat për qëllime ushtarake. Ndërsa ndezësit e raketave me karburant të lëngshëm preferohen më shumë për programet hapësinore për arsye se sigurojnë fuqi shtytëse më efektive, por që kanë nevojë për një kohë të gjatë në përgatitjen për lëshim.

Përparimi në teknologjinë e ndezjes së raketave me karburant të ngurtësuar, parashikohet se do të sigurojë mundësi të reja për lëshimet e satelitëve dhe udhëtimeve njerëzore në hapësirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: