Kina ka ekspozuar avionët luftarakë të ndërtuar vetë gjatë një stërvitje mbi Detin e Kinës Jugore. Skuadra e quajtur ‘Flying Leopard’ kanë kryer një sërë ushtrimesh në ajër, ndërsa gjithçka është transmetuar në televizionin shtetëror të vendit.

Gjithashtu pjesë e stërvitjes ishte edhe zbulimi dhe dëbimi i avionëve të huaj në zonën ajrore të Kinës.

Pilotët praktikuan qitjen e minave dhe raketave në det gjatë ushtrimeve, qëllimi i të cilave ishte ‘për të bindur se ushtria kineze është e gatshme për luftë dhe të fitojë në betejë’.

“Një nga avionët luftarakë që merrte pjesë në stërvitje mori urdhër për të kapur avionin e huaj. Aeroplani menjëherë u përgjigj në mënyrë efektive duke marrë pozicionin komandues dhe duke dëbuar avionin e huaj”- thuhet në raportin e autoritete të Kinës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: