Ofertë e përbindshme nga Kina për Tomas Mylerin. Sulmuesi dhe flamuri i Bajernit të Mynihut, 30-vjeç, po joshet nga një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon. Lajmin e publikon “Sport Bild”, që ka bërë të ditur shumën e frikshme në adresë të lojtarit gjerman, por jo emrin e klubit, që ka shprehur interesin për të.

Kështu Lindja e Largët vijon të mbetet një minerë ari për shumë lojtarë që i afrohen moshës së “pensionit”. Në Japoni ka firmosur një vit më parë Lukas Podolski dhe Andres Injesta, ndërsa në Kinë kanë shkuar edhe emra si Ezekiel Laveci apo braziliani Hulk.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: