Dje ishte vetëm një hamendësim, por sot duket se ka marrë rrugën që pritej. Pas skive dhe garës së Formula E, vjen ndalesa dhe për Formulën 1 në Kinë dhe e gjitha për shkak të coronavirusit që ka goditur vendin e Lindjes së Largët dhe trembur të gjithë globin.

Ndonëse ende pritet komunikata zyrtare e FIA-s, mediat në Shangai këmbëngulin se Federata e Sporteve të Shangait ka bllokuar të gjitha eventet sportive derisa virusi të mos jetë ndalur plotësisht.

Për rrjedhojë edhe gara e çmimit të Madh të Shangait e programuar më 19 prill nuk do të zhvillohet, pasi po flasim për një evenimet që ka mbledh qindra mijëra njerëz në pak km katrorë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb