Kina prezantoi vizionin e saj “madhështor” për ndërtimin e një baze në Hënë.

Udhërrëfyesi afatgjatë, i cili do të zbatohet në tri faza, synon që Stacioni Ndërkombëtar i Eksplorimit Hënor (ILRS) të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2050, sipas “South China Morning Post”.

“Duke ndërtuar një platformë afatgjate të eksplorimit hënor dhe hapësinor, do të bashkojmë njohuritë e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të hapësirës nga e gjithë bota, në masë të madhe do të përmirësojmë të kuptuarit tonë për mjedisin hënor dhe aftësinë tonë për të shfrytëzuar burimet hënore dhe për të mbështetur aspiratat e njerëzimit që një ditë të udhëtojmë në Mars dhe më tej”, tha Wu Weiren, projektuesi kryesor i programit të eksplorimit hënor.

Wu tha se misioni jo vetëm që do të tregojë përgjegjësinë e Kinës si një fuqi botërore hapësinore, por do të shërbejë si një shembull i vërtetë për “ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb