KINE – Kina ka zhvlerësuar për të dytën ditë me radhë valutën e saj. Pas zhvlerësimit të dytë, yuani kinez tani ka rënë me 3.5 për qind në Kinë dhe në tregjet botërore me 4.8 për qind.
Ky zhvlerësim ka ngritur shqetësime për ekonominë e dytë më të madhe në botë. Banka Popullore e Kinës ka thënë se përmes këtyre masave po mundohet të reformojë sistemin e këmbimit. Këto veprime të autoriteteve të Kinës gjithashtu kanë rritur tensionet mes ligjvënësve të Shteteve të Bashkuara, të cilët akuzojnë Kinën se po mundohet të krijojë përparësi në treg.
Niveli më i ulët i këmbimit të valutës, jo vetëm që i bën produktet që Kina eksporton më të lira por rrit çmimin për produktet që kompanitë e huaja duan të shesin në Kinë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: