KINE

Të paktën 21 minatorë kanë vdekur pas shembjes së një miniere qymyrguri në veri të Kinës, sipas asaj që shkruajnë mediat shtetërore kineze.

Aksidenti ka ndodhur dje në Shenmu, në provincën e Shaanxi, pika kryesore e nxjerrjes së qymyrgurit në Vend, sipas Tv të Shtetit dhe agjencisë së shtypit Xinhua.

Rreth 66 punëtorë të tjerë të minierës arritën të shpëtohen, ka bërë të ditur qeveria në një deklaratë për shtyp.

Numri i viktimave për shkak të shpërthimeve dhe shkatërrimeve në minierat kineze është zvogëluar së tepërmi në dhjetë vitet e fundit, por kjo industri mbetet akoma një nga më vdekjeprurëset në botë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb