KINË- Prej një viti qëndronte në koma, por u zgjua në mënyrë të menjëhershme kur infermierët i kanë vënë poshtë hundës, një grusht me para. Mjaftoi aroma e 100 yuan (vlejnë gati 16 dollarë) që Xiao Li nga Shenzhen të kthehej në jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga ‘Central European News’ që citon rrëfimet e mjekëve. “Ishte diçka e mrekullueshme, tha- mjeku, Liu Tang. Nuk më kishte ndodhur asnjë rast i ngjashëm në 20 vite profesion.

Ai kishte rënë në koma në gusht 2013, pasi për një javë rresht nuk kishte vënë sy në gjumë. duke kaluar kohën në një internet kafe, teksa kërkonte të zgjidhte çështje biznesi. Për muaj të tërë mjekët janë munduar ta zgjojnë, por më kot. Derisa në një moment familjarët kanë treguar se gjëja që donte më shumë në jetë, ishin të hollat.

“I kërkuam familjes cila ishte gjëja që donte më shumë dhe ata u përgjigjën paratë. Kur kuptuam dashurinë e tij të madhe për paratë realizuam këtë eksperiment”, tha mjeku.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb