Mbi 4 900 operatorë nga rreth 600 spitale të mjekësisë tradicionale kineze, të shpërndarë në të gjithë vendin, kanë mbërritur në Hubei për të ndihmuar në kontrollin e epidemisë së koronavirusit.

Pesë ekipe të përbërë nga 757 specialistë mjekësorë të Akademisë së Shkencave Mjekësore Tradicionale Kineze dhe institucione të tjera tashmë janë dërguar në Wuhan.

Mjekësia tradicionale kineze ka qenë aplikuar gjerësisht në trajtimin e 60 000 rasteve duke u dëshmuar efektive në përmirësimin e shkallës së kurimit.

Sipas Administratës Kombëtare për Mjekësinë Tradicionale Kineze, të gjitha ekipet e ekspertëve shëndetësorë, të punësuar në 31 rajone niveli krahinor, përfshijnë të paktën një specialist në këtë disiplinë, ndërsa shumica e autoriteteve lokale kanë të përpunuara në terren planet terapeutike të huazuara nga mjekësia tradicionale për të luftuar koronavirusin e ri.

Në veçanti në provincën veriore të Shanxisë, 98,5% e pacientëve të infektuar iu nënshtruan këtyre trajtimeve tradicionale dhe 91,5% e tyre kanë rezultuar me sukses.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb