Një formë misterioze e pneumonisë, që është përhapur në metropolin kinez të Wuhanit, mund të shkaktohet nga një lloj i ri i koronavirusit, deklaruan mediet shtetërore.

Një grup ekspertësh që analizuan sekuencën gjenomike të virusit arritën në përfundimin paraprak se është një lloj i ri koronavirusi.

I njëjti koronavirus është identifikuar në 15 pacientë.

Koronaviruset mund të infektojnë kafshë dhe njerëz duke shkaktuar sëmundje që fillojnë nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet serioze siç janë ato të shkaktuara nga sindromi i rëndë i sindromës akute të frymëmarrjes koronavirus (SARS) dhe koronavirusi i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS).

Organizata Botërore e Shëndetit tha që disa pacientë kishin punuar ose vizituar të njëjtin treg peshku në Wuhan në muajin dhjetor. Simptomat klinike përfshijnë ethe, vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtim të mushkërive në disa pacientë.

Sëmundja ngriti alarmin në vende të tilla si Tajvani, Hong Kong, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Filipinet, ku zyrtarët thanë se do të krijonin zona karantine ose të skanonin pasagjerët nga Kina me shenja sëmundjeje. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb