Mjekët në Kinë janë befasuar nga gjendja e një gruaje të moshuar, e cila iu tha se kishte një bri në kokën e saj. Liang Xiuzhen, 87 vjeçe nga Schuan në Kinë i tha mjekëve se për dy vite një bri ishte në kokën e saj dhe po rritej gjatë tërë kohës, shkruan Daily Mail.

Në fillim, briri ishte sa madhësia e gishtit të vogël dhe rreth një inç i gjatë. Sipas njoftimeve, rreth tetë vite më parë, Liang Xiuzhen kishte një nishan të zi dhe zonën ku briri tani është në rritje. Ajo filloj të kruhet dhe familja e kishte trajtuar atë me një ilaç bimor. Ilaçi nuk kishte efekte anësore dhe familja vazhdoi ta përdorë atë pa shqetësime.

“Ne shkuam në spital dhe mjekët nuk mund ta diagnostifikonin rritjen. Nëna ime nuk kishte dëshirë të shkonte në spital sepse ajo mendonte se nuk do të kishte mundësi për tu kthyer në shtëpi më”, tha djali i saj.

Por mjekët tani e kanë identifikuar duke thënë se është bri i lëkurës dhe mund të hiqet me operacion në varësi të aftësisë fizike të pacientit. Por ata janë të shqetësuar se rritja mund të jetë kancerogjene.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: