KINE

Nxënësve në Kinë u është kërkuar të mbajnë kapele për të ruajtur distancën sociale në klasë ditën e parë të shkollës pas mbylljes tre mujore për shkak të koronavirusit.

Në disa video të publikura branda ambjenteve të shkollave shfaqen fëmijët që mbajnë kapelet e bëra në shtëpi, me një shkop rreth 1 m, për të ruajtur distancën me shokët e tyre të klasës, në një shkollë në Kinë.

Këto masa vijnë pasi nxënësit në të gjithë Kinën janë rikthyer në shkollë pasi kaluan më shumë se tre muaj në shtëpi, teksa vendi vazhdon të lehtësojë kufizimet.

Ideja për ‘kapelet me shkopinj distance’ u sugjerua nga Shkolla Fillore Yangzheng në Hangzhou, provinca Zhejiang e Kinës lindore. Shkolla mirëpriti nxënësit e saj në vitin 1 deri në 3 duke u rikthyer në kampus më 26 prill.

Drejtori, i njohur me mbiemrin e tij Hong, tha se kapelet do t’i ndihmonin studentët të vazhdojnë distancimin shoqëror me njëri-tjetrin.

“Ne i inkurajojmë nxënësit tanë të mbajnë kapelet për të qëndruar të paktën një meter larg njëri-tjetrit,” tha zoti Hong në një deklaratë për shtyp.

Mësuesit u kishin kërkuar fëmijëve të bënin kapele me prindërit e tyre në shtëpi para se të ktheheshin në shkollë dhe u kërkohet të mos kenë kontakte fizike me shokët e tyre të klasës dhe të mbajnë kapelet e tyre të paprekura.
Ndërsa në një tjetër video shfaqen fëmijë të cilët mbajnë streha trasparente dhe distancë me shumë se një metër teksa dizinfektojne duart para së të hyjnë në shkollë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb