Pas përhapjes së një sëmundjeje misterioze të mushkërive janë konfirmuar katër raste të reja në qytetin qendror kinez, Wuhan.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se numri zyrtar i personave të prekur në qytet arriti në 45.

Dy pacientë humbën jetën nga sëmundja e mushkërive e shkaktuar nga një lloj i ri i koronavirusit. Gjithashtu janë evidentuar dhe pesë raste të tjera në gjendje serioze. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb