Lindshmëria në Kinë ka zbritur vitin e kaluar në nivelet më të ulëta, që nga themelimi i Republikën Popullore kineze në 1949, duke shtuar shqetësimin për faktin që një shoqëri që plaket do të thotë një shoqëri me një fuqi punëtore në rënie, duke shtuar presionin edhe tek ekonomia.

Për të evituar një krizë demografike, në 2016 qeveria kineze hoqi politikat e vetëm një fëmije, për ti lejuar çifteve të kenë dy fëmijë, por ky ndryshim nuk solli një rritje të shtatzënive.

Në 2019 niveli i lindjeve qëndroi në 10,48 për 1000 persona, sipas të dhënave kombëtare të statistikave (Nbs) të publikuara sot.
Ky është viti i tretë radhazi që lindjet bien në Kinë.14,65 milion fëmijë lindën në 2019, 15,23 milion në 2018 dhe 17,23 milion në 2017.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: