Një aeroplan pasagjerësh ka marrë flakë gjatë ngritjes në Chongqing në Kinën perëndimore.

Sipas televizionit shtetëror CCTV, zjarri shpërtheu në fluturimin “9833” të Tibetan Airlines, në fluturimin Chongqing-Nyingchi, teksa po ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar Jiangbey.

Janë evakuuar 113 udhëtarë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa më shumë se 40 udhëtarë me lëndime të lehta u dërguan në spital

Fluturimet e pasagjerëve dhe mallrave në aeroport u normalizuan pasi zjarrfikësit shuan zjarrin. Shkaku i aksidentit po hetohet.

Një aeroplan China Eastern u rrëzua më 21 mars gjatë ngritjes, ku si pasojë humbën jetën 132 persona në aeroplan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb