Autoritetet në Kinë kanë hequr nga faqet e internetit një dokumentar mjaft të njohur, i cili thekson problemin e ndotjes së madhe të ajrit në vend. Dokumetari “Under the Dome” shpjegon pasojat e ndotjes në popullsi dhe është parë nga një numër shumë i madh njerëzish në internet, duke ngjallur edhe debat, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Dokumentari është hequr vetëm dy ditë pasi kryeministri kinez Li Keçiang e ka quajtur ndotjen e ajrit plagë në jetën e njerëzve. Kryeministri ka premtuar se qeveria kineze do të bëjë të pamundurën për të luftuar ndotjen e ajrit dhe kohët e fundit çështja e mjedisit ka dominuar në parlamentin kinez.

Ndërkaq, ministri kinez i mjedisit e ka vlerësuar dokumentarin në fjalë dhe është shprehur se duhet të nxisë përpjekjet për të përmirësuar pastrimin e ajrit. Megjithatë, mediat e huaja njoftojnë se popullariteti i madh që ka marrë ky dokumentar ka nervozuar autoritetet kineze.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: