Një plak gjigant prej bore mirëpriti të dielën vizitorët në Ekspozitën e 37-të Ndërkombëtare të Artit të Skulpturave të Dëborës në Harbin Sun Island në Harbin, në verilindje të Kinës. Njeriu prej bore 20 metra i lartë, skulptura e parë për sezonin e akullit dhe borës në qytet për vitin 2024, u ndërtua me më shumë se 4000 metra kub borë. Tashmë ai është një vend i njohur turistik ku shumë persona ndalojnë ta shohin dhe të bëjnë fotografi.

Gjithashtu në këtë zonë po ndërtohen edhe punime të ndryshme prej akulli dhe bore. Bëhet e ditur se më shumë se 260 skulptura prej dëbore me tema të ndryshme kulturore do të shfaqen gjatë festave dhe do të mbahen gjithashtu një sërë aktivitetesh dimërore në natyrë, si rrëshqitje në dëborë dhe patinazh, si një aktivitet kulturor dhe turistik paraprak në kuadër të Lojërave të 9-ta Dimërore Aziatike në shkurt 2025.

Ndërkohë, për të shënuar fillimin e sezonit të mbledhjes së akullit në Harbin, është zhvilluar një festival, i cila ka tërhequr shumë njerëz të interesuar për të parë shfaqjen të mbledhjes së akullit. Festivali përmban ushqime lokale, përfshirë prodhime deti dhe ofron një gamë të gjerë produktesh krijuese kulturore. Pas festivalit të mbledhjes së akullit, akulli nga lumi Songhua do të përdoret në ndërtimin e Botës së akullit dhe borës në Harbin, si dhe skulpturat e akullit dhe dëborës në Lojërat Dimërore Aziatike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: