Të kuptuarit e origjinës së COVID-19 është një detyrë shkencore dhe ekipi i ekspertëve të OBSH-së, për këtë qëllim, duhet të kryejë misione të ngjashme edhe në vende të tjera, shpreu qëndrimin e tij Komisionit Kombëtar kinez i Shëndetit.

“Nuk kam përgjigje se cili mund të ketë qenë bartësi i ndërmjetëm i COVID-19 apo se si virusi kaloi nga kafshët te njerëzit”, tha nëndrejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Feng Zijian.

“Kina ka bërë thirrje për kërkime kolektive nga bashkësia ndërkombëtare mbi këtë virus”, shtoi ai, duke siguruar se ekspertët kinezë do të punojnë ngushtë me ekipin e OBSH-së për të gjetur burimin.

Dhjetë ekspertë të OBSH-së janë nisur drejt Kinës, ku do të punojnë me shkencëtarët kinezë për të hetuar burimin e COVID-19.

Ekipi ndërkombëtar do të vihet në karantinë në Ëuhan, kryeqyteti i provincës së Hubeit dhe epiqendra e epidemisë që është kthyer në një pandemi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb