KINE

Qyteti kinez Wuhan tha se ka testuar të gjithë popullsinë e tij për COVID-19, pjesë e një plani kombëtar ambicioz për të rikthyer besimin e publikut dhe për të rifilluar ekonominë e vendit.

Autoritetet në Wuhan, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë, konfirmuan se ka përfunduar me sukses procesin e testimit Komisioni shëndetësor në provincën e Hubei informon se nga 14 maji deri më 1 qershor iu nënshtruan testit 9,89 milionë banorë.

Sipas mediave tw huaja nga rezultatet u mësua se vetëm 206 persona ishin pozitivë me koronavirus dhe nuk kishin simptoma, ose ndryshe në 0,003% e të testuarve. I gjithë procesi i testimit raportohet të ketë kushtuar 126 milionë dollarë.

Wuhani ishte qyteti që u konsiderua si epiqendra e shpërthimit të virusi, nga i cili u infektuan më shumë se 50 mijë persona. Banorët e këtij qyteti kaluan më shumë se 76 ditë në izolim gjatë pikut të pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb