Kina, që supozohet se është vendi i origjinës së Covid-19, deri tani zyrtarisht ka të regjistruar 3335 viktima nga koronavirusi.

Ndërsa, Kina shënon 81 865 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Autoritetet në Kinë thonë se në orët e fundit vetëm 2 vetë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Ndërsa, po sipas autoriteteve kineze, orët e fundit në shtetin kinez janë 63 persona me Covid-19.

Mediat botërore kanë shkruar si dhe kanë realizuar intervista me mjekë e profesionistë të mjekësisë në Kinë, të cilët shprehen se në shumë raste, autoritetet fshehin shifrat reale të të infektuarve me koronavirus.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb