Një rrëshqitje dheu në veri të Kinës ka shembur disa ndërtesa, duke vrarë shtatë persona. Të zhdukurit rezultojnë 13. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet e provincës së Shanxi në Kinë, të cilat thonë që rrëshqitja e dheut që ndodhi të premten në mbrëmje në Xiangning, shembi dy pallate banimi, ku jetonin 14 familje dhe një banjo publike.

Televizioni publik Cctv ka thënë që më shumë se 20 persona të tjerë janë shpëtuar nga gërmadhat, duke treguar pamjet.

Qeveria e Shanxi ka thënë që më shumë se 600 të tjerë mes të cilëve agjentë dhe personeli mjekësor, kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb