Në përmbytjet pas shirave të dendur në provincën Henan të Kinës kanë humbur jetën 99 persona.

Në disa zona, uji tërhiqej, ndërsa në të tjerat lumenjtë vërshuan. Aksionet e pastrimit të terrenit janë në rrjedhë.

Zyrtarët konfirmuan se numri i të vdekurve nga përmbytjet është rritur në 99.

Reshjet e shiut nga 17 korriku herë pas here të pranishme në Henan, më 20 korrik shkaktuan përmbytje.

Në qytetin Zhengzhou, rrjeti i metrosë u përmbyt dhe shumë pasagjerë u bllokuan.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb