KINE – Çiftet në Kinë tashmë mund të kenë deri në dy fëmijë. Autoritetet në Kinë kanë shfuqizuar ligjin që i detyronte kinezët të kishin vetëm një fëmijë.

Ligji ishte miratuar që në vitin 1979, si zgjidhja e vetme për të ndalur mbipopullimin e vendit. Vendimi për të shfuqizuar ligjin erdhi pas mbledhjes së Komitetit Qendror të Partisë Komuniste kineze në Pekin. Shqetësimi për plakjen e popullsisë shtoi presionet për ndryshime, dhe autoritetet u detyruan të lejojnë deri në dy fëmijë.

Politika ‘një fëmijë për çift’ mendohet se ka frenuar rreth 400 milionë lindje që kur hyri në fuqi. Sipas një raporti të bankës Botërore, popullsia e Kinës në vitin 2013 arriti në 1.357 miliardë persona.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: