(Në perditesim)


KINE- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Kinë. Mediat e huaja bëjnë me dije se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një terminal kontenierësh në zonën industriale të Tianjin në Kinë. Për pasojë rreth 400 persona kanë mbetur të plagosur, dhe 7 viktima. Kujtojmë se bilanci është provizor, pasi raportohet se shumë persona mund të kenë mbetur të bllokuar.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka ndriçur gjithë qytetin e Tianjin, jo shumë larg Pekinit. Banorët kanë dalë me shpejtësi nga shtëpia, duke menduar se bëhej fjalë për një tërmet, nga forca e madhe e shpërthimit që tronditi tokën. Ende nuk janë të qarta arsyet e shpërthimit, ndërsa forcat zjarrfikëse, autoambulancat dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: