KINE

Një shpërthim i fuqishëm gazi ka ndodhur në një minierë qymyri të Shanxi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 15 minatorëve dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Lajmin e bën me dije agjencia e lajmeve Xinhua, që citon burime nga provinca, ne veri të Kinës. Nga rezultatet e para të hetimeve thuhet se në tunelin e minierës, në Pingyao ishin 35 minatorë, në momentin e aksidentit, që ndodhi në orët e vona të pasdites së të hënës.

Vetëm 11 punëtorë kanë arritur të shpëtohen.

(da.xha/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb