Stuhia e rërës ka goditur përsëri Pekinin, kryeqytetin e Kinës, duke çuar në një përkeqësim të madh të cilësisë së ajrit.

Kjo është hera e dytë në dy javë që Pekini goditet nga stuhia e rërës e cila po përhapet nën ndikimin e erërave nga Mongolia dhe thatësira në veriperëndim të vendit.

Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se shikueshmëria në Pekin ka rënë në një kilometër.

Qendra e Ekologjisë dhe Monitorimit të Mjedisit të Pekinit njoftoi se indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqytet i është afruar kategorisë “së rrezikshme”.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës tha se Pekini mund të përballet me më shumë stuhi rëre në prill për shkak të kushteve të pafavorshme të motit këtë vit/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: