HONG KONG-Pas Filipineve, tajfuni Mangkhut vahzdon marshimin e tij drejt Kinës.
Gjysmë milion njerëz janë evakuuar nga shtatë qytete në provincën e Guangdong.

Në Hong Kong autoritetet kanë dhënë alarmin maksimal për stuhinë, e cila ka shkundur qytetin me erëra të dhunshme që e kanë kaluar shpejtësinë 232km/orë.

Në këtë video të postuar në Twitter duket forca e jashtëzakonshme e tajfunit e cila ka thyer xhamat e dritareve dhe ka hyre deri brenda një banese në Hong-Kong.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb