KINE

Një urë e madhe hekurudhore e varur në ajër për të lidhur Kunming, kryeqytetin e provincës së Yunnan (Kinë), me Yangon, kryeqytet i Myanmar.

Projekti, që ka filluar në maj 2008, parashikon ndërtimin e kësaj traseje hekurudhore e gjatë 528,1 metra, që do t’i japë mundësi trenave të kalojnë mbi lumin Lancang, në lartësinë 271 metra.

Siç dëshmojnë pamjet e regjistruara me dron, më shumë se 30 punëtorë po punojnë në këtë kantier në lartësi të madhe, duke u marrë me të gjitha detajet.

Sipas mediave lokale ky projekt parashikohet të hyjë në funksion brenda 2019 dhe do të shërbejë për të reduktuar kohën e udhëtimit (nga 6 orë në rrugë me 2 orë ME tren) mes dy lokaliteteve kryesore turistike.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: