Një nënë në Kinë është detyruar të marrë një vendim të vështirë që kishte të bënte me jetën e djemve të saj, nga ky vendim vetëm një prej tyre do të mund të shpëtonte.

Gruaja Lian Ronghua është fotografuar duke qarë, ndërsa po përgatitej për operacionin pasi vendosi që veshkën t’ia dhuronte djalit të vogël, Li Haisong, 24 vjeç.

Djali i saj i madh, Li Haiqing, 26 vjeç, sakrifikoi shëndetin e tij duke i thënë nënës që ta shpëtonte vëllain e tij të vogël, raporton The People’s Daily Online.

Li është doktor dhe sakrifikoi shëndetin e tij për të shpëtuar vëllain dhe në një moment është dëgjuar duke thënë: “Së pari do ta shpëtojmë vëllain e vogël”.

Transplantimi i ka kushtuar familjes mijëra para ndërsa babai i dy djemve, Li Xiukai, ka thënë se ndoshta nuk do të jetë në gjendje të paguajë operacionin e djalit të madh nëse gjendet ndonjë donator.

Dy djemtë, nga Quanzhou City në provimin Fujian të Kinës, vuajnë nga uremia, një sëmundje që gradualisht bllokon veshkën – ndërsa transplantimi i veshkës është e vetmja shpresë për t’u shëruar.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: