Presidenti kinez, Xi Jinping theksoi nevojën për të ecur përpara me kërkimet shkencore mbi sëmundjen e re të COVID-19 dhe se është i gatshëm të sigurojë mbështetje për fitoren në luftë kundër epidemisë.

“Shkenca dhe teknologjia janë armët më të fuqishme në betejën e njerëzimit kundër sëmundjeve”, tha Xi gjatë një vizite në Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake në Pekin.

”Studimi mbi COVID-19 duhet të shihet si detyrë e rëndësishme dhe urgjente’’, shtoi presidenti kinez duke kërkuar që të përshpejtohet gjetja e kurës dhe të menaxhohet sa më mirë kontrolli mbi koronavirusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb