Bota e kinemasë mban zi për Jean-Paul Belmondo, aktori i madh francez vdiq në shtëpinë e tij në Paris në moshën 88-vjeçare. Njoftimi u bë nga avokati i tij, Michel Godest, i cili zbuloi se “ka qenë shumë i lodhur prej disa kohësh. Ai u shua i qetë”.

Belmondo është një legjendë e kinemasë franceze dhe botërore. Ai ka xhiruar mbi 80 filma në një karrierë shumë të gjatë, me role të paharrueshme siç është ai në “A bout de souffle” (Deri në frymën e fundit) të Jean-Luc Godard ose në “Le Guignolo” (Pëllumbi i Piazza San Marco) nga Georges Lautner.

SPORTI
Ndër pasionet e Belmondos, sporti ishte sigurisht në vendin e parë. Boksier kur ishte i ri, i frymëzuar nga Marcel Cerdan, kampion francez i peshave të mesme botërore midis 1948 dhe 1949 (“Për mua ai është më i miri i të gjitha kohërave”), Belmondo doli në ring për 15 ndeshje, pastaj u largua nga arti fisnik sepse “nuk më pëlqente shumë të merrja goditje sepse të dhimbte”, siç rrëfeu disa vjet më parë në një intervistë në ‘Le Parisien’ për pasionet e tij sportive.

Belmondo ishte gjithashtu i apasionuar pas futbollit, me përvojë si portier në rininë e tij dhe një rol në themelimin e PSG (“Kam vënë para për të filluar ekipi, por nuk kam qëndruar gjatë”). Dhe pikërisht parisienët e kujtuan atë përmes rrjeteve të tyre sociale, duke cituar atë kontribut themelor në rilindjen e klubit dhe paraqitjet e tij të shumta në tribunë.

Pasi shpërtheu si aktor, ai megjithatë kishte ruajtur një interes të lartë për sportin, përfshirë çiklizmin dhe tenisin, aq sa u bë VIP -i i parë që u pa në Roland Garros. “Por e bëra sepse më pëlqenin vajzat”, thoshte ai me shaka, pavarësisht se kishte qenë një lojtar e shkëlqyer.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb