Ndonëse sallat e kinemave janë mbyllur, filmi i parë mbi Covid-19 është regjistruar tashmë.

Filmi “Korona” me regji të Mustafa Keshvari, zhvillohet në një ashensor, ku një vajzë kineze (Traei Tsai) e cila mund të jetë e infektuar nga virusi mbetet e bllokuar brenda me shtatë persona të tjerë. Çfarë do të ndodhi në vazhdim?

“Korona” trajton temën e paragjykimit. Regjisori Keshvari thotë për “New York Times”: “Ky film flet për frikën, një studim mbi shoqërinë, njerëzit dhe zgjedhjet e tyre”. Regjisorit i lindi kjo ide teksa ishte në ashensor, dy muaj më parë dhe ishte duke lexuar lajmet mbi sulmet që po përjetonin turistët kinezë, të nxitur nga paranoja mbi koronavirusin.

Keshvari rikujton se: “Covid-19 – fillimisht u përkufizua si virusi kinez. Por tashmë, ai infekton këdo pa dallim race. Sot raca njerëzore duhet të bashkohet për të mundur këtë virus. Virusi nuk bën diskriminime, atëherë pse ne duhet të bëjmë diskriminim?”

Filmi është xhiruar brenda disa ditëve në muajin shkurt me një trup prej 25 aktorësh, kur epidemia sapo kishte nisur.Filmi do të shpërndahet në streaming.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb