Kinezët kanë hapur “thesin” dhe Milani po surprizon të gjithë me merkaton e bujshme që po zhvillon. Kuqezinjtë pas asnjë mëdyshje pë momentin janë mbretërit e merkatos në Serie A.  Pas Muzakios, Kesie, Rodriguez dhe Andre Silvës, Milani ka gati edhe tre goditje të tjera. Marko Fasone po punon për të sjellë në ekip edhe tre lojtarë të tjerë cilësore. Bëhet fjalë për Lukas Bilia, Keita Balde dhe Kroçiak. Për këta lojtarë janë plot 100 mln euro në dispozicion për t’i transferuar. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë ditët në vijim në klubin kuqezi dhe nëse do të realizohen këto transferime, por duke parë se çfarë kanë arritur të bëjnë deri me tani drejtuesit e Milanit me siguri, kuqezinjtë do realizojnë edhe transferimet e Lukas Bilia, Keita Balde dhe Kroçiak.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: