Mjeku Tritan Kalo i cili ndodhet në personelin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT me pacientët e prekur tashmë nga koronavirusi ka postuar disa foto duke thënë se edhe kjo betejë do të fitohet.

Ai shprehet se eksperienca dhe përkushtimi nuk mungon dhe gjithashtu i bën apel qytetarëve të kenë besim në sakrificat e mjekëve që ndodhen në vijën e parë të luftës me Covid- 19.

 

STATUSI I TRITAN KALO

NË VIJËN E PARË të “luftës ndaj Covid-19”…..Ekipi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka një eksperienca të pasur në përballimin e shumë epidemive në këto 30 vitet e fundit….Fruthi në 1989, Kolera në 1994, Polimyeliti në 1996 dhe Gripi i Derrit 2009…..Eksperienca dhe përkushtimi nuk mungojnë, përkundrazi ato janë një garanci e sigurtë se NE do tia dalim mbanë edhe përballimit të epidemisë nga Sars-Cov-2/Covid-19….Jemi të gjithë në krah të njëri tjetrit Mjek, Imazherist, Farmacistë, Infermjerë dhe Sanitare të të gjithë grup moshave…KINI BESIM në PËRKUSHTIMIN dhe SAKRIFICAT tona për tju shërbyer në çdo kohë dhe në çdo rrethanë….JEMI me ju dhe për ju në GADISHMËRINË maksimale….Puna e jonë në grup kurdoherë ka bërë që ta meritojmë plotësisht, njohjen si Shërbimi më i mirë në Shëndetësinë Publike të Shqipërisë!!!!…NE DO TA FITOJMË EDHE KËTË BETEJË!!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb