Ekspertët kanë paralajmëruar se pot ë bëni dush çdo ditë, do jeni të rrezikuar nga infeksionet e ndryshme.

“Dushi i tepërt mund të zvogëlojë hidratimin e lëkurës, duke e bërë të thatë dhe duke e plasaritur, e cila lejon mikrobet që të hyjnë në trup,” tha ekspertja e sëmundjeve infektive Dr Elaine Larson nga Universiteti Columbia.

Ajo shtoi se shumica e njerëzve bëjnë dush me idenë që zvogëlon mundësitë e largimit të infeksioneve, por në të vërtetë largon erën e trupit.

Doktor Brandon Mitchell tha se larja i heq lëkurës e vajrat e saj natyralë, të cilat mund të prishin bakteret “të mira” që mbështesin sistemet imunitare të njerëzve.

Sipas Dr. Mitchell, dushi vetëm një ose dy herë në javë zakonisht është i mjaftueshëm për shumicën.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: