Në 9 dhjetor 2018 Kirk Douglas shuajti 102 qirinj dhe ditëlindja e tij u festua me një party në shtëpi. Një vit më parë, i ulur në një karrocë, me bashkëshorten Anne, atëherë ajo 99 vjeç dhe sot 100, përpara portës së shtëpisë ai priste të ftuarit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Por për 103 vjetorin divi i Hollywood, për momentin mashkulli më jetëgjatë i çmimeve Oscar, që është akoma në jetë (gruaja më jetëgjatë është Olivia de Havilland, 103 vjeç, Melania e ëmbël e ‘Via col Vento”) nuk do të bëjë një festë. Ai preferon një darkë në familje, siç ka deklaruar disa javë më parë djali Michael në një interviste televizive.


’Babai im mu lut të mos i organizoj asnjë festë për 103 vjetorin e ditëlindjes-ka shpjeguar 75-vjeçari, fëmija i madh i ‘Spartakut’. Më tha vetëm të programoja një darkë e ti sillja fëmijët’.


Por për Kirk i cili në 2019 festoi edhe 65 vjetorin e martesës, ditëlindja e tij nuk mund të kalojë pa rënë në sy. Ja një galeri me disa nga fotot e aktorit të famshëm ndër vite.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb