Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kirurges në Shkodër Zyliha Kraja, pasi humbi betejën me koronavirusin.

“Lamtumirë doktoreshë Zyli!

I është dhënë lamtumira e fundit Doktoreshë Zylit, kirurges me zemër të madhe dhe përkushtim të rrallë. Përfaqësuese e brezit të artë të mjekëve shkodranë, që në kushte aspak të lehta, shëruan pacientët e tyre pikë së pari me humanizmin e tyre dhe më pas me profesionalizimin e përkushtimin e spikatur.

Doktoreshë Zyli i shërbeu pacientëve deri në ditët e fundit të jetës, edhe pse kishte shumë vite që kishte mbushur moshën e pensionit.

Një humbje e madhe për bashkëshortin e saj, dramaturgun e përmasave ndërkombëtare Fadil Kraja, familjen e saj, kolegët, miqtë, Shkodrën dhe të gjithë ata, që falë Doktoreshë Zylit dhe punës së saj, janë sot shendetplotë.

Pushofsh në paqe Doktoreshë Zyli! Do të na mungosh të gjithëve”, shkruan Ademi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb