Kirurgu i njohur nga Beogradi, Dr. Dragan Markovic, ka humbur jetën nga koronavirusi. Ai kaloi gati dy javë me respirator në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ku u shtrua për shkak të COVID-19.

Edhe gruaja e tij, gjithashtu mjeke, është infektuar nga koronavirusi dhe ndodhet e shtruar në spital, por në gjendje të qëndrueshme. Vajza e tyre është në izolim në shtëpi, mëson Tanjug.

Profesori Dragan Markoviç ishte specialist në kirurgji të përgjithshme me specializim në kirurgjinë vaskulare, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd në Departamentin e Kirurgjisë dhe punonte në SHKK.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb