Kur I.K trokiti në derën e Klinikës Ortoshpinë – Orthospine Clinic në Tiranë, gjendja e tij ishte tejet e rënduar. 64-vjeçari hyri në zyrën e Prof. Dr. Kamil Cagri Kose duke ecur me ndihmën e të afërmve të tij.

Gjithçka nisi një muaj parë, me dhembje, mpirje të duarve, vështirësi me ekuilibrin e për rrjedhojë edhe të qëndrimit. Mendoi se do të kalonte, por situata u përkeqësua deri në atë pikë sa e kishte të pamundur të ngrihej dhe të ecte pa ndihmën e dikujt. Mjekët me të cilët u konsultua i sugjeruan të shkonte jashtë Shqipërisë për trajtim kirurgjik.

“Kur I.K erdhi te ne, veç të tjerash, kishte humbje të ekuilibrit gjatë ecjes, dhembje në të katër gjymtyrët, mpirje sidomos në këmbë (e djathta më shumë) dhe inkontinencë urinare. Rezonanca magnetike zbuloi një shtypje të fortë të palcës kurrizore në vertebrat C6-7 dhe C7-T1 të qafës. Ai gjithashtu kishte hiperostozis të segmentit cervikal të qafës gjë që i kishte bllokuar lëvizjen në të gjitha nyjet e saj. Sinjalet e shtyllës kurrizore kishin ndryshuar dhe nëse nuk do të operohej në kohë, do të ishte paralizuar plotësisht në të dyja këmbët dhe pjesërisht në të dyja duart”, tregon Prof. Dr. Kamil Cagri Kose.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kirurgu i talentuar dhe me shumë eksperiencë tregon detajet e operacionit delikat: “Kryem korpektomi në vertebrën C7 dhe u hoq kocka e ngjeshur si dhe struktura të diskut. Gjithashtu u vendos një mbështetëse prej titani për të zgjidhur problemin dhe për të fiksuar segmentin në mënyrë që situata të mos përsëritet më”.

4 ditë pas operacionit, pacienti doli nga spitali, për të vijuar menjëherë me fizioterapinë.

I.K u rikthye për kontroll në Klinikë Ortoshpinë – Orthospine Clinic rreth një  muaj e gjysmë pas ndërhyrjes, por këtë herë gjendja e tij ishte krejt tjetër. 64-vjeçari ecte në mënyrë krejt të pavarur, me një ekuilibër shumë të mirë dhe mund të kryente të gjitha aktivitetet e përditshme pa asnjë problem.

Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm i skoliozës rrit shanset për një cilësi optimale të jetës. Nëse deri dje shumë pacientë shqiptarë drejtoheshin jashtë vendit për problemet e shtyllës kurrizore, sot kjo nuk është më e nevojshme. Tashmë në Tiranë, kirurgu turk Kamil Cagri Kose me eksperiencën e gjatë dhe teknikat moderne që përdor diagnostikon dhe trajton me sukses skoliozën, kifozën dhe të gjitha patologjitë e shtyllës kurrizore.
Për më shumë informacion ose vizitë me Kirurgun Ortoped Traumatolog Prof. Dr. Kamil Cagri Kose telefononi në numrin 068 6063566

PËRSHKRIMI I FOTOVE TË RASTIT

Preop X ray: Ka degjenerim të rëndë dhe spondiliartrosis të segmentit cervikal të shtyllës kurrizore.

Në këtë foto paraprake të MRI-së shihet se diametri i kanalit i cili normalisht duhet të jetë më i madh se 13mm është zvogëluar në 4.5mm dhe kjo tregon ngjeshje të ndjeshme të shtyllës kurrizore.

Në këtë foto, u bë korpektomi në C7 dhe u vendosën mbështetëset e titanit për të parandaluar dëmtimin e segmentit dhe përsëritjen e problemit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb