Bernard Cera, 21 vjeçari shqiptar është dënuar me 14 muaj burg, pasi është kapur duke u kujdesur për një ‘shtëpi’ bari në Britani.

I riu shqiptar pretendoi se po punonte për të shlyer një borxh prej 10,000 paundësh dhe se familja e tij kishte marrë kërcënime.

Më 19 dhjetor të vit të kaluar, Cera u përpoq të arratisej nga policia, pas bastisjes së ‘shtëpisë ‘së barit. Për t’i shpëtuar burgut, ai u arratis nga banesa duke u ngjitur përmes një dritareje, por më vonë u gjet nga efektivët, i fshehur nën disa thasëve plehrash.

Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 230 bimë kanabisi të madhësive të ndryshme. Po ashtu u gjetën llamba dhe fidanë të tjerë, gati për kultivim.

Cera u dënua me gjithsej 14 muaj burgim. Ai do të vuajë gjysmën e dënimit në paraburgim përpara se të merret një vendim nga Ministria e Brendshme për të drejtën e tij për të qëndruar në Britani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb