* MPJ: Nuk ka notë protestë nga Athina

GREQI –Mediat greke bëjnë me dije se Greqia i ka dorëzuar një notë proteste Ambasadorit të Shqipërisë në Athinë dhe ka bërë një ankesë zyrtare në Komisionin Evropian, pasi autoritetet shembën një kishë ortodokse në fshatin Dhërmi. Po sipas mediave greke, Ministria e Jashtme e Athinës ka informuar Berlinin dhe Uashingtonin për kundërshtimin e saj lidhur me këtë veprim.

Më herët, të mërkurën, zëdhënësi i MPJ-së greke, Kostandinos Kutras deklaroi se Athina do të ndërmarrë veprime për të kundërshtuar prishjen e Kishës së Shën Thanasit, të cilën e krahasoi me aktet e kryera nga xhihadistët.

I pyetur nga “News24” ambasadori i Shqipërisë në Athinë, zoti Dashnor Dervishi tha se në ambasadë nuk ka mbërritur asnjë notë proteste nga qeveria e Athinës. Ai tha se është njohur me qëndrimin grek, nëpërmjet qëndrimeve që janë bërë publike nga ministria e Jashtme e Athinës. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëdhënësi i MPJ shqiptare Glevi Dervishi, që siguroi se nuk ka një notë proteste nga Athina.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: