Për të kuptuar se si shumë klube shqiptarë trajtojnë emrat që kanë kaluar në radhët e tyre, mjafton dëshmia që kanë dhënë sot Ardian Mema e Mirel Josa në studion e  “Sport Neës Plus”. Të dy ish-lojtarët e trajnerët e klubit të Tiranës kanë treguar se  bardheblutë janë kujtuar pak herë për ta kur nuk kanë qenë në pozita drejtuese.

“Ishte momenti kur Tirana doli kampion, nuk u tha një herë të vetme ‘hajde në stadium’, edhe pse kisha dorë tek ai ekip. Nuk u tha një fjalë”, tregoi Mema.

“Biletat i kam blerë unë familjarisht në Tirana-Partizani, ndeshjen e parë. Asnjëherë nuk kam hyrë në stadium në ndeshjet e Tiranës pa biletë kur nuk kam qenë trajner. Ka pasur raste që edhe na kanë ftuar”,  shtoi Mirel Josa.

“Edhe mua më kanë ftuar, por deri në një moment se ashtu ndodhën gjërat. Edhe si trajner, familjarëve të mi ia kam prerë unë biletën, nuk kam futur unë ndonjë njeri pa biletë. Në vend të ish-trajnerëve a figurave janë në radhë edhe ata që bëjnë fresk”, – tha me ironi Mema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb