Kantautori me origjinë shqiptare që karrierën e tij e zhvillon në Itali, ku arriti kulmin këtë vit me fitimin e Sanremos, Ermal Meta, ka shpjeguar “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan, arsyet që e çuan në largimin nga Shqipëria.

Përse u largove nga Shqipëria?

Ermal Meta: U largova nga Shqipëria sepse si shumë shqiptarë të tjerë nuk kisha më mundësi të jetoja këtu. Kisha frikë, edhe kur ke frikë, largohesh nga vendi në të cilin ke frikë. Pastaj kur rritesh, frika ikën dhe kthehesh prapë.

Në Sanremo ndiheshe shqiptar, apo italian besoj krenar për të dy shtetet?

Ermal Meta: Në Sanremo ishte më e vështirë sepse si vitin e kaluar edhe këtë vit, ndjeja një përgjegjësi më të madhe, dy-fishe, sepse nuk prezantoja vetëm veten, por një vend tjetër, më dukej vetja sikur do të prezantoja të gjithë Shqipërinëu.

Në përgjigje ndaj të vegjëlve, Meta foli edhe për votën e Italisë për Shqipërinë në Eurovision.

Të them të drejtën bëra edhe içik sherr me dy atje”, tha Meta. /tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: