Avokatët e 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij gjashtëmbëdhjetëvjeçare dhe italianit 51-vjeçar Massimo De Santis, mohojnë akuzat se ai ka dashur të vrasë edhe djalin e tij 5 vjeç.

“Mund të mohojmë kategorikisht se ka pasur qëllim të vrasë djalin, i cili absolutisht nuk është prekur dhe ai nuk ka tentuar të bëjë asgjë ndaj saj. Ai nuk fshihej, e pa skenën, por nuk iu afrua dhe nuk bëri absolutisht asgjë ndaj fëmijës”, kanë deklaruar avokatët.

Fakti që Malaj nuk ka dashur të dëmtojë djalin e tij pesëvjeçar, del nga video e dosjes së Prokurorisë Publike, e regjistruar me kamerat e vendosura në shtëpinë e tyre, ku duket dhe momenti kur ka sulmuar gruan dhe vajzën e tij, e cila tentoi të mbronte të ëmën, shkruajnë mediat italiane.

Taulanti, thonë avokatët, “konfirmoi deklaratat e bëra në prokurorë” pasditen e së dielës, ku kishte rrëfyer vrasjen e dyfishtë dhe më pas nuk arriti të vazhdonte përgjigjet pasi “ ngriu në gjendje shoku”.

“Sot në mëngjes ai do të kishte dashur të bënte më shumë deklarata, por pati një krizë psikologjike dhe qau i dëshpëruar. Ai ishte i dëshpëruar për vajzën e tij”, deklaruan ata.

“Ai tashmë në marrje në pyetje para prokurorëve kishte saktësuar se, duke sulmuar gruan e tij, absolutisht nuk donte t’i shkaktonte asnjë lloj lëndimi vajzës së tij, por fatkeqësisht kishte një situatë pasigurie. Ai përsëriti se nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe se kishte “një lloj errësire në kokën e tij. Sot ai konfirmoi atë që tha më parë”, thotë avokati Giacomo Lattanzio për Adnkronos.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb