TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale kundërshtoi sot vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit për të hequr rrethimin e kësaj kishe.

Në një deklaratë të bërë për mediat, kisha bën me dije se ku vendim vë në diskutim sigurinë e kishës.

“Ky veprim vë në rrezik këtë vend të shenjtë. Kompleksi i kishës ka tre hyrje në katin e nëndheshëm dhe ruajtja e këtyre ambienteve bëhet e pamundur pa pasur rrethim të jashtëm sigurisht kur bie nata dhe në kushtet e pasigurisë ku jetojmë sot”.

Sipas përfaqësuesve të kishës, “Këto vendime janë marrë në kundërshtim me ligjin që garanton mbrojtjen e vendeve të shenjta. Jemi të detyruar të protestojmë, po plagosen ndjenjat e besimtarëve të krishterë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: