Patriarkana Ikumenike e Konstandinopojës ka vendosur pranimin e kërkesës së kishës ortodokse të Ukrainës për tu ndarë nga kisha ortodokse ruse në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit konsultativ që ka vazhduar për 3 ditë në Patriarkanën Ikumenike e Konstandinopojës u mor vendimi për kërkesën e pavarsisë së kishës ortodokse të Ukrainës.

Në fund të takimit metropolitani francez Emanuel, në një deklaratë për gazetarët në cilësinë e përfaqësuesit të Patriarkanës Ikumenike të Konstandinopojës duke ripërsëritur vendimin që kanë marrë më parë në këtë çështje në mbështetje të kërkesës së kishës ortodokse të Ukrainës për pavarsi (autoqefali) ai ka shprehur se e kanë vërejtur të përshtatshëm këtë kërkesë.

Metropolitani Emanuel ka njoftuar se sot është finalizuar vendimi në lidhje me kërkesën për ndarjen e kishës ortodokse të Ukrainës nga kisha ortodokse ruse e Moskës.

Njoftimi i vendimit është ndjekur edhe nga gazetarët e ardhur nga Rusia dhe Ukraina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb