Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë nga Shkodra, ku po zhvillon një takim me demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD, se ka pasur kundër gjatë kësaj kohe George Sorosin, të cilin e cilëson si mafien më të rrezikshme të planetit.

Ai tha se Shqipëria ka si mision Evropën dhe nuk duhet t’i ndahet asaj rruge.

“Në goditjen kundër PD dhe opozitës së vërtetë shqiptare u mobilizua edhe mafia e George Soros-it. Mafia politike më e rrezikshme e planetit. Është më e pasura e kësaj toke. Por, demokratët e demokrate, pavarësisht të gjitha presioneve dhe kërcënimeve, shatanzheve, këtu në Shkodër vazhduan traditën e vet demokratike. I qëndruan besnik idealeve dhe votuan midis opozitës së vërtetë, PS dhe pseudo-opozitës, votuan kandidatin e saj Bardh Spahia.

Në takimin e parë në këtë sallë kam rikujtuar me ju se në momente shumë kritike të PD, ajo në Shkodër mbeti dhe më pas përsëri u shtri në të gjithë Shqipërinë. Edhe kjo iu garantoj ju. Vota juaj ishte shpëtimtare për PD sepse të gjitha faktorët që iu përmenda më sipër, po bënin gjithçka për dështimin e saj. Po bënin gjithçka për ngadhënjimin e pseudo-opozitës. Ne jemi këtu dhe erdhëm këtu si misionarë në një lëvizje. Në këtë arritje nuk e konsiderojmë PD veçse si një instrument, mjet, për të realizuar një tjetër qëllim të madh, për të realizuar mbivendosjen e demokracisë në të gjithë Shqipërinë. Detyrë e vështirë, detyrë që mund të ketë pengesa edhe më të mëdha. Kauza jonë është e drejtë.

Demokratët dhe demokratet janë misionarë. Vetëm si idealistë mbërritëm këtu, se ndryshe do të mbeteshim rrugës. Si idealistë do të ecim drejt qëllimeve tona. Kjo lëvizje, do të shohë që Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të pa merituar dhe të rrezikshëm. Shohim që sot faktori albano-fob, i cili me doktrinë, me elaborate, ka projektuar shpërbërjen e kombit shqiptar. Kjo praktikë po zbatohet nga faktori albano-fob që shkelmon mbi interesat jetike tonat. Do iu jap një shembull. Në vitin 2013 Edi Rama nuk votoi tre ligje për të marrë statusin e vendit kandidat. Por unë ju them që interesi jetik i shqiptarëve është integrimi në BE, ky është. Kosova u çlirua dhe mbetej jetike për ne të mos endemi më. Ne kemi një shprehje jo dhe kaq të studiuar. Jemi Evropë, që prej kur ka mbie lisi. Në Evropë në kuptimin e sotëm jemi shumë larg. Evropa krijoi një mrekulli me bashkimin e saj. Kjo është mrekullia më e madhe”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: