Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka dhënë komentin e tij pas fitores 0-2 në derbi ndaj Partizanit.

“Dihet rëndësia në derbi, kjo është një ndeshje që kemi vuajtur por meritojmë gjithçka. Lojtarët duan komplimente për këtë lojë, Ismajlgeci sakrifikoi dhe duhet falenderuar sepse luajti duke mësuar se pak para ndeshjes humbi gjyshin e tij.

Ndërrimi pas të kuqit – Pyeta sa minuta ka. Kisha dilema për të nxjerrë një sulmues. Hasani n aka ndihmuar edhe në mbrojtje. Mbetej një mes Xhixhës dhe Patric. Vendosa të mbaja Xhixhën sepse dihet cilësia që ka.

Biseda me 1 lojtar më pak – Si shkoi ndeshja, me penallti të humbur dhe një lojtar mangut, duhej personalitet. E doja këtë deri për lojtarët që mungonin. Gjashtë në fushë dhe katër në pankinë janë lojtarë të rinj. Morëm masa, sa i takon aspektit psikologjik nëse nuk do ndërronim pozicione do dilnim mirë. Edhe Bekaj bëri mirë duke treguar se është portieri më i mirë në Shqipëri.

Kjo ndeshje iku, ta fitosh ndeshjen me një lojtar më pak tregon shumë. Fati sot ishte me ne, rruga është e gjatë dhe shpresoj të na shërbejë.

Rëndësia e Xhixhës – Në shumicën e rasteve ishim 4-3-3 ose 4-4-2, me Patric që zbriste poshtë për të rrëmbyer topin. I kuqi nap rishi rreshtimin por Xhixha është vendimtar dhe me këmbë në tokë. I them lojtarëve që penalltinë ta vendosin vetë kush e gjuan. E mori përsipër Xhixha, duam që të jetë determinant për golat. U vumë në vështirësi nga krahët dhe bëmë dublime.

Kombëtarja – Xhixha në këtë periudhë ose vjet ka qenë altruist, por shpresoj që jo vetëm ai por edhe 2-3 lojtarë të jenë në Kombëtare. Të jemi me këmbë në tokë. Luajmë shumë shpejt dhe këtë fitore ta shfrytëzojmë. Të kemi kujdes me euforinë.

Trajner i Kombëtares? Do isha i nderuar nëse emri im do qarkullonte, vetëm kjo do më nderonte. Jo më shumë pastaj që dihet”, tha Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: