Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të mjekut neurolog, Drini Dobi.

Manastirliu shkruan në “Facebook” se kishte shumë shpresë që mjeku do ta fitonte këtë betejë, “ashtu siç ia kishte dalë me mijëra herë të fitonte betejat për pacientët e tij”.

Mesazhi i Manastirliut:

Jam tej mase e pikëlluar për ndarjen nga jeta të një miku të mirë dhe një profesionisti të shkëlqyer, doktor Drini Dobit.
Kishim shpresuar shumë, deri në çastet e fundit, se Doktor Drini do t’ia dilte ta fitonte këtë betejë për jetën, ashtu siç ia kishte dalë me mijëra herë të fitonte betejat për pacientët e tij.
Jam pranë Floridës, familjes dhe kolegëve të Drini Dobit në këto momente të trishtueshme për të gjithë. Dhimbja është e madhe në këto momente kaq të hidhura për të gjithë?
U prehsh në paqe Doktor Drini??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb